Formohet komisioni për jetësimin e iniciativës për dëbim
Komisioni përcakton formën e shndërrimit në ligje të normave kushtetuese të krijuara me iniciativën e votuar nga populli
Ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, mbështetur në autorizimin që ia jep ligji, ka formuar komisionin i cili do të jetësojë inicativën për dëbimnin e të huajve me dosje krimi, që ishte pranuar me referendumin e 28 nëntorit nga populli i Zvicrës.
Këtë komision do ta kryesojë profesori i të drejtës publike në Universitetin e Bazelit, prof. Heinrich Koller, shkruan gazeta Tages Anzeiger në numrin e saj të sotëm. Në të do të bëjnë pjesë dy përfaqësues të partisë bartëse të iniciativës (SVP), dy përfaqësues të kantoneve, një përfaqësues i Entit Fedeeral për Drejtësi dhe një tjetër i Entit Federal për Migracion.
Komisioni ka autorizimin që deri më 15 qershor 2011 të përcaktojë formën se si do të do të shndërrohen në ligje normat e reja kushtetuese të krijuara me iniciativën e votuar nga populli. Ai do të bëjë një raport që do të përmbajë disa variante zbatimi. Qeveria federale pastaj do të vendosë për variantin e mundshëm dhe, në procedurë normale do të procedojë ligjin përkatës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











