Autotech
Ford mbyll tri fabrika në Rusi
Kompania e automjeteve Ford ka mbyllur tri fabrika në Rusi për shkak se tërheq nga prodhimi automjetet, gjë e cila do të shkaktojë humbje të mëdha të vendeve të punës.
Ford ka njoftuar se nuk do të prodhojë më automjete në Rusi deri në fund të qershorit, kështu që do të mbyllë edhe repartet e kompletimit të automjeteve në Shën Petersburg dhe fabrikën e motorëve në Yelabuga.
Prodhuesi amerikan i automjeteve lidhur me këtë vendim fajëson përmirësimin e ngadalshëm të tregut rus të automjeteve pas çalimit ekonomik në vitet e fundit dhe kthimit të konsumatorëve drejt automjeteve më të lira.
Ford tani në Rusi do të përqendrohet në furgonët komercial Transit përmes ndërmarrjes së përbashkët Ford Sollers.
Viteve të fundit Ford në disa raste ka pezulluar ose reduktuar prodhimin në fabrikën në Shën Petersburg duke potencuar si arsye kërkesën e ulët të konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












