Forcohet euro, aprovohet paketa 120 miliardëshe
Monedha evropiane është forcuar sërish të premten në mëngjes pasi liderët e vendeve të eurozonës kanë arritur marrëveshje për t’i ndihmuar ekonomitë me probleme, siç janë Spanja dhe Italia.
Këmbimi i euros ka shkuar një gjysmë centi më lartë të premten dhe kushton përsëri më shumë se 1.26 dollarë. Edhe me frangun është rritur vlera e euros nga 1.2010 në 1.2016.
Në samitin që po zhvillohet në Bruksel udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim mbi një paketë ndihme për eurozonën me vlerë 120 miliardë euro, bëri të ditur shefi i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.
Pas bisedimeve në Bruksel, që zgjatën pothuajse tërë natën, liderët e 17 vendeve të eurozonës u pajtuan që ta përdorin paketën e ndihmës së Bashkimit Evropian për dërgimin e fondeve direkt në bankat që kanë vështirësi.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompoj, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si “kthesë me të cilën bankat mund të rikapitalizohen dirket”.
Liderët e eurozonës, po ashtu, u pajtuan që vendet e Bashkimit Evropian, që u përmbahen rregullave të buxhetit, mund të kërkojnë ndihma me kushte jo të ashpra.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










