Shkurt.ch
Fluturimi për në SHBA, vetëm me bateri të mbushura të aparateve
Kush udhëton direkt nga Cyrihu për në SHBA do t`i nënshtrohet edhe një kontrollimi plotësues. Objekt i kontrollimit do të jetë nëse bateritë kanë ende rrymë ose jo
Pasagjerët që duan të fluturojnë drejtpërdrejt nga Aeroporti i Cyrihut në SHBA duhet të sigurohen se në bateritë në telefonat mobilë, laptopët apo aparatet fotografike të mos jenë të zbrazura. Kjo masë e re sigurie hyn në fuqi menjëherë.
Që në fillim të korrikut autoritetet amerikane për siguri të transportit (TSA) kishin bërë të ditur se aeroplanët që bëjnë fluturime direkte në SHBA nuk pranojnë udhëtarë me bateri të zbrazëta të aparateve të tyre të ndryshme elektronike. Por, atëbotë ende nuk ishte e qartë se për cilat vende do të vlenin këto masa të ashpërsuara.
Ndërkohë, siç njoftohet nga Aeroporti i Cyrihut, masat në fjalë vlejnë që prej sot edhe për fluturimet nga Cyrihu. Kush udhëton direkt nga ky aeroport për në SHBA do t`i nënshtrohet edhe një kontrollimi plotësues. Objekt i kontrollimit do të jetë nëse bateritë kanë ende rrymë ose jo. Përgjegjëse për kontrollimet e përmendura janë kompanitë ajrore.
Arsyeja për këtë masë shtesë kontrollimi qëndron në frikën se pjesëtarët e Al-Kaidas në Siri dhe në Jemen janë bashkuar për të konstruktuar bomba dhe mjete shpërthyese kështu që do të kenë mundësi t`i transportojnë ato përmes vijave ajrore, duke i futur edhe në aparatet e përmendura elektronike.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










