Kosova
Fluturime speciale nga Prishtina për në Zürich dhe Stuttgart
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë dy fluturime për në Gjermani dhe Zvicër
Së fundmi, kompania Air Prishtina ka njoftuar se do të ketë fluturime për në Zvicër dhe Gjermani nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se më 16 maj do të ketë fluturim nga Prishtinë për Stuttgart me kompaninë “EUROWINGS”.
Ndërkohë, albinfo.ch është njoftuar se fluturime do të ketë edhe nga kompania CHAIR më 22 maj 2020, nga Prishtina për në Zurich.
Sqarim: Aeroporti i Prishtinës kërkon se për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.
Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose përmes numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












