Shkurt.ch
Fluturim i suksesshëm i aeroplanit diellor zviceran
“Solar Impulse” ka aterruar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar „John Kennedy” të Nju- Jorkut tri orë para kohës për shkak të një dëmtimi të krahut të majtë
Aeroplani zviceran i quajtur “Solar Impulse” që është i pari që fluturon pa karburante të zakonshme, ngase energjinë e absorbon nga bateritë që mbushen nga rrezet e diellit, ka përfunduar me sukses fluturimin historik mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Solar Impulse”, i cili është quajtur edhe ambasadori i së ardhmes, ka aterruar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar „John Kennedy” të Nju- Jorkut tri orë para kohës për shkak të një dëmtimi të krahut të majtë.
Udhëtimi nëpër kontinente filloi më 3 maj, pranë San Franciskos, Kaliforni.
Avioni diellor aterroi në Phoenix (Arizona), Dallas (Texas), St Louis (Missouri), Sinsinati (Ohio) dhe në Washington.
Ky fluturim është i fundit në një seri të fluturimeve revolucionare të largëta mbi pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë Evropën dhe Afrikën.
Me këtë fluturim eksperimental është konfirmuar se aeroplanët mund të fluturojnë pa karburante në lartësi maksimale prej 6.400 metrash.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












