Integrimi
Fluksi i refugjatëve nga Shqipëria alarmon Gjermaninë
Në vitin 2014 kishte 7865 azilkerkues nga Shqipëria ndërsa vetëm gjatë marsit 2015 shqiptarët kanë paraqitur 6300 kërkesa për azil
Pas fashitjes së fluksit të refugjatëve nga Kosova në Gjermani, pothuajse i menjëhershëm ka qenë “vërshimi” i atyre nga Shqipëria. Madje, aq shumë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit mars sa që autoritetet qendrore por dhe ato në landet dhe regjionet e vendit kanë ngritur alarmin që të ndërmerret diçka kundër këtij fluksi.
Edhe pse numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka qenë i konsiderueshëm edhe në vitin 2014 (7865 sish) ajo që ka ndodhur gjatë marsit të këtij viti është alarmuese: vetëm gjatë muajit në fjalë janë paraqitur 6300 kërkesa për azil, numër ky i krahasueshëm me atë të gjithë vitit 2014.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), nisur para së gjithash nga rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, ka bërë një ndryshim të prognozës së saj për numrin e përgjithshëm të refugjatëve që do të vinë në Gjermani deri në fund të vitit. Nga 300 mijë sa ishte paraparë, me prognozën e re ky numër ngjitet ne 400 mijë, shkruan tagesspiegel.de.
Këtë konstatim BAMF e ka vënë në një letër që të enjten ua ka dërguar landeve të vendit. Aty theksohet se nga fillimi i vitit, fillimisht azilkërkuesit nga Kosova dhe tash edhe ata nga Shqipëria, përbëjnë numrin më të madh të atyre që kërkojnë azil në Gjermani.
Marrë në përgjithësi, shkruan gazeta, “përmes sistemit Easy në Gjermani janë regjistruar rreth 20 mijë azilkërkues nga Shqipëria dhe pritet shtim edhe më i madh i tyre gjatë vitit, transmeton albinfo.ch.
Shkaktarë të kësaj vale të madhe migrimi të shqiptarëve, sipas BAMF janë “gjendja e keqe e pandryshuar ekonomike dhe sociale në Shqipëri”. Pastaj thashethemet sipas të cilave në Evropën Perëndimore ka një gatishmëri për pritje të migrantëve shqiptarë dhe joshja për ndihmat sociale rrisin vullnetin e migrantëve për të marrë rrugë drejt Gjermanisë. Kjo dhe ua lehtëson me të madhe biznesin bandave kriminele. Sipas zyrës së përmendur, ndërmarrje kosovare të udhëtimit me autobusë janë duke ofruar udhëtime nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









