Integrimi
Shumëfishohet numri i ankesave: Shkak, fluksi i madh i kosovarëve
Nëse gjatë gjithë vitit të kaluar ishin bërë gjithsej 77 ankesa, vetëm në këtë tremujor shifra e tyre është ngritur në 419!
Numri i madh i migrantëve nga Kosova që gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti kishin kërkua azil në Gjermani, me gjasa pothuaj kurrfarë për ta fituar atë, ka prodhuar një shtim enorm të ankesave. Në fakt, shumicës së madhe të tyre u kanë ardhur përgjigje negative (u është refuzuar azili) kështu që ata kane bërë ankesa. Kjo ka rezultuar me një shumëfishim të numrave të zakonshëm të ankesave të bëra në Gjykatën Administrative Federale në Karlsruhe gjatë tremujorit të fundit. Nëse gjatë gjithë vitit të kaluar ishin bërë gjithsej 77 ankesa, vetëm në këtë tremujor shifra e tyre është ngritur në 419!
Se kjo rritje vjen nga kosovarët, në Zyrën Federale për Migracion nuk ka asnjë dyshim. Ndërsa shkas plotësues i rritjes është vendimi i marrë nga mesi i shkurtit për shkurtimin e procedurave të azilit për azilkërkuesit nga Kosova.
“Nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit ndodhi që shifrat të rriteshin në mënyrë drastike”, ka thënë një zëdhënës i zyrës në fjalë, shkruan focus.de, transmeton albinfo.ch .
Gjykata e përmendur do t`a përballojë këtë fluks e forca e veta edhe pse gjykatat administrative vartëse në Stuttgart dhe Freiburg janë shprehur të gatshme për të ndihmuar.
Nga 18 shkurti i këtij viti, në landet gjermane Baden-Württemberg, Bavari, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfallen, kërkesat e azilit të bëra nga kosovarët janë përpunuar me përparësi. Kjo mundëson dëbimin më të shpejtë të tyre në atdhe. Kosovarët sipas rregullit, nuk fitojnë azil, pasi që shumica nuk konsiderohen të ndjekur politik por si refugjatë ekonomikë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












