Shkurt.ch
Fluks refugjatësh në Zvicrën Lindore
Për katër ditë rreth 1,400 njerëz kanë ardhur në Zvicër
Fundjavën e kaluar, shumë më shumë njerëz kanë hyrë në Zvicër se zakonisht. Numri i azilkërkuesve është dyfishuar siç raporton “SRF” në emisionin „Echo der Zeit”. Për katër ditë rreth 1,400 njerëz kanë ardhur në Zvicër.
Shumë prej tyre janë afganë. Me sa duket ata kishin udhëtuar fillimisht nëpërmjet rrugës ballkanike për në Gjermani, por pastaj u nisën në Zvicër, thanë autoritetet kufitare zvicerane. Për shkak të rritjes së papritur të numrit të azilkërkuesve në kufijtë lindorë Qeveria Federale ka shtuar kapacitetet duke krijuar vende për strehim të përkohshëm. Atje të ardhurit e rinj janë duke pritur për regjistrimin e tyre.
Sekretariati Shtetëror për Migrim nuk pranoi të komentojë mbi zhvillimet e fundit. Sipas “Echo der Zeit” përfaqësues të autoriteteve federale dhe kantoneve janë takuar pasditen e të premtes për të diskutuar situatën e krijuar. Së shpejti konfederata dhe kantonet do të vendosin nëse do të aktivizojnë planin e emergjencës për azilkëkërkuesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










