Kosova
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata, ndërsa në pjesën më të madhe të vendkalimeve qarkullimi vijon normalisht, transmeton albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se në disa vendkalime janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje në vend, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 14:13, situata më e ngarkuar paraqitet në pikën kufitare të Muçibabës, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë. Në këtë vendkalim është krijuar një kolonë automjetesh me gjatësi rreth 600 metra.
Fluks i shtuar është evidentuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje zgjasin deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 500 metra.
Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me kolona prej afërsisht 100 metrash në të dy drejtimet.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarin, Jarinjën, Bërnjakun, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Glloboçicën, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme. Sipas të dhënave zyrtare, pritjet në këto vendkalime variojnë nga dy deri në pesë minuta./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











