Kosova

Fluks i madh në Aeroportin e Prishtinës: Udhëtarët po presin më shumë se dy orë, askush nuk u jep informacione

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” gjendja është kaotike, numri i udhëtarëve në këtë vend shihet të jetë shumë i madh.

Në video dhe fotot që janë publikuar nga mediat kosovare shihet një fluks i madh i udhëtarëve.

Bëhet e ditur se tash e dy orë janë duke pritur udhëtarët dhe se askush nuk po informon se cila është arsyeja e pritjes kaq të gjatë për udhëtim.