Foto: Marie Deschenaux
Lajme
Fletudhëtim për Kosovën (5): Vetëm 1000 franga për të ndryshuar jetën
Studentët e gjimnazit Burier që na shoqërojnë këtë mëngjes janë palë me Zhak, mësues i gjeografisë. Jemi ndjerë shumë të vetmuar, por mirëpritja e ngrohtë e personave të sotëm na dha shpejt përshtypjen se kishim gjetur miq të rinj. Me shkronja të theksuara të rendit të ditës: Mitrovicë. Një qytet ende i ndarë në dy pjesë, banorët serbë të veriut të Kosovës nuk duan të jenë në Kosovë. Policia gjendet kudo, KFOR (Forca e NATO-s në Kosovë) shihet çdo kund gjithashtu. Në një nga lagjet ku jetojnë njerëzit më të varfër, ne shkojmë tek një shtëpi e vogël e ndërtuar me pllaka të plastikës të ngujuara në mes të dy ndërtesave modeste me tulla. Një portal i vjetër dhe shkërbenë si derë. “Kjo familje është një nga shumë familjet që ne përpiqemi të ndihmojmë, përndryshe janë të detyruar të lypin dhe të dërgojnë fëmijët për të punuar për të ngrenë” na tregon Zija, një nga punonjësit e Terre des hommes, ndërsa po dilnim nga automjetin. Babai i cili na përshëndet me dy fëmijët na pret me plotë buzëqeshje, ai vetëm sa kishte marrë vesh se pasdite do të ketë punë me pagesë. Tridhjetëvjeçari është është hidraulik i specializuar në pastrimin e kanalizimit të ujit. Mjetet e tij? Tre hekura të gjatë të ndryshkur me madhësi të ndryshme, me një dozë të mirë të durimit, bëjnë mrekulli. “Unë mund të praktikojë profesionin tim, falë donacionit prej 500 euro të Terre des hommes, si dhe falë kredisë me të njëjtën shumë që më ndihmuan të,” na tregon ai.. Falë këtyre parave, ai ka arritur të blej një makinë të vjetër të ndryshkur që përdorë më shumë përkujdesje dhe që e parkon me krenari para shtëpisë së tij.
Nga një ditë në tjetrën
Me këtë automjet të thjeshtë, ai ka mundur të fitojë një rrogë dhe të dërgoi fëmijët e tij në shkollë. “Shkolla ishte qëllimi i vetëm i jetës sime. Unë dua të ju ofrojë një jetë më të mirë se unë” thekson ai duke na treguar brenda shtëpisë së tij: një dhomë prej 30 metra katror të betonit të mbuluar me qilim. Sot, jo vetëm që ai ka arritur të paguaj gjithë kreditin për gjendje për të shlyer kreditin e makinës së tij, por ai gjithashtu planifikon të ndërtojë vetë shtëpinë e tij në një fushë aty pranë. Babai i ri këmbëngul për të na treguar planet e tij. Kështu që na çon të shohim themelet e shtëpisë së tij të ardhshme, na tregon se ku do të jetë kuzhina, dhomat e fëmijëve, etj. Ai vë aq shumë entuziazëm sa që duket si një agjent i pasurive të patundshme që përpiqet për të na shitur një plan të ndërtimit. I buzëqeshi, dhe ai ja plasë së qeshurit. Kurrë 1000 franga, gjysmën e të cilave ai i ka kthyer, nuk kanë mundur të ndryshojnë kaq shumë jetën e një familjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit