Lajme
Fletarrestimet nuk mund të shpallen të pavlefshme*
E vetmja gjë racionale që mund të bëjnë autoritetet e Kosovës është të kërkojnë, në rast se të dhënat e ofruara nga autoritete serbe janë relevante dhe paraqesin elemente të veprës penale, ekstradimin e R. Haradinajt në Kosovë

Arrestimi i Ramush Haradinajt ishte edhe një shkas që zyrtarë të lartë të Kosovës në prononcimet e tyre për lirimin e Ramush Haradinajt të shprehin edhe njëherë jo kompetencën e tyre. Jo vetëm funksionarë të lartë partiakë të AAK-së, por edhe funksionarë të lartë shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin e vendit, kërkojnë «shpalljen e pavlefshme të fletarrestimeve të Serbisë”. Këto pretendime janë krejt të pakuptimta, sepse kjo do të ishte njësoj sikur të kërkohej heqja e së drejtës së personit juridik apo privat për denoncim të veprës së dyshuar penale.
Nëse Serbia, siç pretendon kryeministri i saj, Vucic, ka mbledhur të dhëna të reja, që sipas tij janë fakte, mbi veprimtarinë e R. Haradinajt gjatë apo pas luftës, atëherë ato nuk mund t’i injorojë asnjë gjykatë pa shqyrtuar relevancën e tyre. Prandaj, në këtë kontekst, e vetmja gjë racionale që mund të bëjnë autoritetet e Kosovës është të kërkojnë, në rast se të dhënat e ofruara nga autoritete serbe janë relevante dhe paraqesin elemente të veprës penale, ekstradimin e R. Haradinajt në Kosovë. Kjo si për shkak të faktit se R. Haradinaj është shtetas i Kosovës, ashtu edhe për shkak të pretendimeve se veprimet e tij të mundshme inkriminuese janë bërë në territorin e Kosovës, shtetin e së cilës- Republikën e Kosovës- Franca e njeh si shtet të pavarur. Arsye tjetër e jo ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi do të duhej të ishte rrezikimi i jetës dhe i integritetit të tij psikik dhe fizik dhe jo garantimi i një procesi korrekt dhe objektiv gjyqësor. Këto janë edhe parime të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, respektimin e të cilave e ka obligim edhe Franca si nënshkruese e kësaj konvente.
Shpresoj që Republika e Kosovës të ketë nënshkruar aktet e tilla të ekstradimit me autoritetet franceze dhe të mos jetë një formalitet banal, qe do të bënte që qytetarët e Kosovës të arrestuar në Francë të ekstradoheshin në Serbi. Në rastin e Ramush Haradinajt, edhe po të mos ekzistojë marrëveshja e ekstradimit, përparësi do të duhej të kishte sigurimi i një procesi korrekt dhe mos cenimi i integritetit psikik dhe fizik të tij, kushte që nuk i përmbush drejtësia e sotme e Republikës së Serbisë.
Edhe kërkesat e politikanëve kosovarë drejtuar atyre francezë do të duhej të ishin jo kërkesa për lirim, sepse kjo do të ishte ndërhyrje e politikës në drejtësi dhe me këtë cenim i njërës prej shtyllave të rëndësishme shtetërore mbi të cilat mbështeten shtetet demokratike, pra edhe Franca, por kërkesë për ekstradim të shtetasit të tyre, cilido qoftë ai, siç është në këtë rast Ramush Haradinaj, organeve të Kosovës. Me këtë autoritetet franceze vetëm sa do të obligoheshin të njihnin dhe të realizonin një prej obligimeve të së drejtës ndërkombëtare – obligimin e ekstradimit të të arrestuarve.
Përmes një qëndrimi të tillë autoritetet e Republikës së Kosovës do të tregonin sa respektim të shtetit të së drejtës, aq edhe maturi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu Kosova vetëm sa do të jepte shembullin e respektimit të ligjit para autoritetit të individit, qoftë ai edhe autoriteti i një ish- luftëtari të lirisë, sado i merituar qoftë ai për lirinë e saj.
Thirrjet në drejtësinë e luftës sonë çlirimtare dhe thirrjet në aktgjykimin e Gjykatës së Hagës janë të pa efekt, sepse as lufta jonë çlirimtare nuk konsiderohet nga të tjerët e shenjtë dhe si e tillë e paprekshme e as vendimet e kësaj gjykate nuk janë përjetësisht të pakontestueshme sidomos kur mund të nxirren fakte të reja, relevanca e të cilave mund të vë në pyetje aktgjykimin e mëhershëm.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën