Kosova
Flet shitësi i fidanëve nga Malisheva: Nuk e dinim që ishim të infektuar, e kuptuam pas arrestimit
Dy të rinj nga Malisheva pa e ditur që ishin të infektuar me koronavirus kishin shkuar për të shitur fidanë në Krushë të Madhe.
Të njëjtit më pas ishin arrestuar nga policia ku pas testeve kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njëri nga ta, 23 vjeçari nga Malisheva tregon për RTV Dukagjinin si rrodhi ngjarja.
“Kemi shkuar në Krushe për t’i dorëzuar disa fidanë, dhe në momentin kur po mbyllnim kamionin ka ardhur policia dhe na ka arrestuar. Nga Rahocevi na kanë dërguar në burg në Gjakovë ku na kanë mbajtur 48 orë”.
I riu tregon se pas dërgimit të Klinikën Infektive ka rezultuar pozitiv. Ai thotë se nga dita e diel kur ka rezultuar pozitiv nuk ka ndonjë simptomë.
Ai thotë se në familjen e ngushtë nuk ka pasur ndonjë person të infektuar dhe as që e ka pasur idenë që vet është pozitiv me COVID-19.
“Po të dinim që kemi diçka ne do të izoloheshim më herët dhe nuk do të lëviznim”.
I riu që është kushëri me kryetarin e Malishevës, thotë se nuk e di se nga mund të jetë infektuar me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













