Futboll
Flet edhe Xhaka, tregon pse u zëvendësua nga Petkoviq
Të gjithë po pyesin pse u zëvendësua Granit Xhaka nga trajneri Vladimir Petkoviq
Barazimi i Zvicrës me Danimarkën ka bërë shumë bujë në Zvicër, por më shumë zëvendësimi i Granit Xhakës.
Xhaka shënoi golin e dytë në barazimin 3:3, derisa u largua në minutën e 79-të, derisa më pas danezët realizuan tre herë, shkruan albinfo.ch.
Gazeta ‘Blick’ i ka dhënë notën më të lartë 6, apo maksimale dhe i vetmi që u notua me këtë notë.
Por, të gjithë po pyesin pse u zëvendësua Xhaka nga trajneri Vladimir Petkoviq.
“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, shpjegoi Vladimir Petkoviq, duke arsyetuar zëvendësimin e Xhakës.
Por, për të shuar polemikat ka menduar vetë mesfushori shqiptar. “Nuk mund të luaja, në zhveshtore ne folëm për një zëvendësim, por pasi Ricardo Rodriguez duhej të largohej shkaku i lëndimit, kam dashur të jem në dispozicion të ekipit sa më gjatë të jetë e mundur. Pas golit tim, i kam dhënë sinjal stolit që duhet të largohem sa më shpejtë. Zëvendësimi ishte i pashmangshëm”, deklaroi Xhaka.
Ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Zvicra ka katër pikë nga dy ndeshje në kualifikimet për “Euro 2020”, kurse kjo ishte ndeshja e parë për danezët. Ata të enjten barazuan 2:2 me Kosovën, në miqësoren e zhvilluar në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














