Kosova
Flet dëshmitari i vrasjes në Skenderaj
Një nga dëshmitarët e vrasjes në Skenderaj, Musa Gashi, ka thënë se në drejtim të të pranishmëve ka shtënë me armë zjarri një person i maskuar që veshur kishte një xhup ushtarake.
Sipas tij, ai nuk ka pasur një objektiv, por ka shtënë në drejtim të të gjithëve, duke shtuar se personi i parë i cili ka rënë në tokë, ka qenë kamerieri, apo djali i pronarit të lokalit, i cili ka vdekur, shkruan koha.net.
Ai po ashtu ka thënë se ky lokal ka çdo natë muzikë dhe nuk ushtron aktivitet të prostitucionit.
“Mbrëmë fatmirësisht nuk kemi qenë më shumë se 10-12 persona”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Një person 39-vjeçar ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt.
“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit ishin të maskuar dhe janë ende në arrati, Policia nuk ka arritur t’i identifikojë
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










