Kosova

Flasin nga aeroporti, deri kur do të jenë të pezulluara fluturimet?

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, konfirmoi pezullimin e fluturimeve nga Zvicra, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ajo tha se sipas vendimit të qeverisë vendimi hyn në fuqi prej nesër në orën 15:00 dhe pezullimi do të mbetet deri në një vendim tjetër nga shteti.

Po ashtu, për udhëtarët që e kanë pasur të aranzhuar udhëtimet pas datës 13 mars, ajo i ka këshilluar që të njëjtit të flasin me kompanitë ajrore.

“Për detajet e tjera të fluturimit tuaj pas kësaj date udhëtarët të kontaktojnë me kompanitë ajrore relevante”, tha ajo.