E-Diaspora
Flamur Tahiraj në rolin e trajnerit të portierëve tek FC Aarau
Që nga janari i vitit 2011 e deri në fund të sezonit 2017/18, Flamur Tahiraj e ka mbrojtur portë e FC Wohlenit. Pas paralajmërimit të përgjegjësve të klubit gjatë dimrit të kaluar, që ekipi ta tërheqin nga futbolli profesionist, për portierin 31-vjeçar shqiptar shpejt u bë e qartë: Ai do ta përfundojë karrierën e tij si lojtar aktiv dhe do të fillojë të merret si trajner i portierëve.
Për shërbimet e tij ishin interesuar disa ekipe të njohura, në mesin e të cilave edhe FC Zürich. Por, Flamuri u përcaktua për FC Aarau, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2020, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Në vitet e kaluara, në ndeshjet e drejtpërdrejta, si portier i FC Wohlenit Flamuri gjithnjë shpresonte se do të shënohen gola në portën e kundërshtarit. Tani, detyra e tij do të jetë që t`i ushtrojë portierët mundësisht të mos pranojnë gola për këtë ekip.
Një përvojë e mirë për Flamurin është edhe ajo me vitin e kaluar, pasi në FC Wohlen ishte stërvitur me Pascal Zuberbühler, njërin nga portierët më të njohur e më të suksesshëm zviceran të të gjitha kohërave.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










