Lajme
Flaka Krelani, në ballinën e revistës amerikane “My New York”
Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, jeton prej një viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka arritur të pushtojë faqen e parë të revistës së mirënjohur “My New York”, e cila do të shfaqet në botimin e muajit maj, transmeton albinfo.ch.
Intervista e Krelanit titullohet “Inspirimi jeton në New York”, ku ajo flet për karrierën, vendlindjen e saj dhe se ëndrrat po i bëhen realitet.
Flaka njihet si këngëtare me një zë të fuqishëm, e cila ka nisur karrierën e saj muzikore vite më parë.
Ajo përveç se ka pozuar për revistën, ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për të, ku ndër të tjera thekson se vjen nga shteti më i bukur në botë.
“Vij nga shteti më i bukur në botë, Kosova. Kam lindur në Gjakovë”, ka thënë ajo. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













