Kosova
Fjalimi i Kurtit në Kuvend: S’kemi koalicion, por jemi të hapur për bashkëpunim
Albin Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, e ka nisur fjalimin para deputetëve duke thënë se vonesa në konstituim të Kuvendit ishte e pashembullt, dhe që ajo ka ndikuar në mbarëvajtjen e shumë proceseve.
Ai e ka përmendur se rrezikohet humbja e shumë miliona eurove nga mungesa e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu, transmeton albinfo.ch.
“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.
Mes tjerash, ai ka thënë se janë edhe 33 agjenci të pavarura që kanë mbetur pa mbikëqyrës dhe që dëmet për shtetin janë të mëdha.
“Prandaj ftoj secilin deputet të Kuvendit, që sot kur Qeveria të hidhet në votim, të votojë jo thjesht për interes partiak, por për interesin publik e shtetëror që t’i japim vendit Qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.
Albin Kurti e vazhdoi fjalimin duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha, sipas tij, të qeverisjes së tij gjatë mandatit të fundit.
Ai citoi institucione e qendra kërkimore të huaja, si qendra amerikane Gallup dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pastaj kërkoi votat e deputetëve në mënyrë që të vazhdohet kjo lloj qeverisjeje.
“Ne jemi vendi më demokratik në rajon”, tha Kurti, duke shtuar se kjo është arritur nga puna e të gjitha partive politike dhe qytetarëve të Kosovës.
“Unë do të jem përherë i gatshëm, si në këto katër vjet, për diskutime deri në shterim”, tha Kurti.
Ai tha se këtë e ka dëshmuar kur ka debatuar me orë të tëra për buxhetin dhe qeverisjen e tij katërvjeçare në dy seanca të kërkuara nga opozita, në dhjetor të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









