Sport

Fiton Zvicra, me golin e Xhakës

Kombëtarja e Zvicrës ka firuar ndeshjen testuese, të luajtur mbrëmë kundër Luksemburgut me rezultat 1 me 0. Me gjithë fitoren, loja e ofruar e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane nuk ka qenë e kënaqshme.

Pothuaj e vetmja anë e mirë e ndeshjes ka qenë goli, të cilin në minutën e nëntë e ka shënuar Granit Xhaka. Ka qenë ky njëherësh goli i parë që lojtari i ri shqiptar i Baselit ka shënuar për kombëtaren e Zvicrës. Xhaka ka gjuajtur fuqishëm drejt portës, topin që atij ia kishte drejtuar Mehmedi.

Para një publiku në numër shumë të vogël (852) në një mot të ftohtë, ndeshja Luksemburgu-Zvicra ka pasur një rrjedhë kryesisht monotone dhe nuk është dalluar me ndonjë dinamizëm.

Shanset më të mira për të shënuar gol i kanë pasur Derdiyok, Klose dhe Constanzo, në pjesën e dytë të ndeshje.