Autotech
Fitimet e BMW-së bien me të madhe
Aksionet e prodhuesit gjerman ranë me 1.6% në nisje të tregtisë evropiane
Fitimi i markës luksoze gjermane, BMW, ra me 78% në 589 milionë euro, pavarësisht rritjes së shitjeve të automjeteve.
Kjo erdhi ndërkohë që prodhuesi u përball me efektet e rritjes së investimeve dhe provigjoneve prej 1.4 miliardë euro.
Komisioni Evropian vuri në dije prodhuesit gjerman të makinave muajin e kaluar se do përballen me gjoba të majme për teknologjinë e filtrimit të ndotjes.
BMW ka mohuar pjesëmarrjen në këto aktivitete. Duke shtuar pesimizmin, kompania tha se pret që fitimi përpara taksave të jetë poshtë nivelit të vitit të kaluar.
BMW pret gjithashtu shitje të dobëta të makinave në gjysmën e parë 2019, ndërkohë që fabrikat janë ripajisur me mjete për të prodhuar modelet e reja seria 1 dhe 3, transmeton ‘Scan’.
Shërbimet financiare kontribuuan me 648 milionë euro, por kompania u përball me një humbje përpara taksave dhe interesave prej 310 milionë euro në njësinë e automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Aksionet e prodhuesit gjerman ranë me 1.6% në nisje të tregtisë evropiane.
Investimet në teknologji të reja dhe rritja e kostove prej përputhjes me standardet e reja të ndotjes, kanë ndikuar gjithashtu të ardhurat.
BMW bëri të ditur se shpenzimet në fabrika dhe pajisje u rritën me 36% në 999 milionë euro gjatë tremujorit të parë, ndërkohë që kompania po përgatit fabrikat që të nxjerrin në treg serinë 3 dhe të ndërtojnë gjeneratën e ardhshme të makinave elektrike.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













