Portrete të firmave
Tryezë e rrumbullakët dhe drekë biznesi me Swissalbs: Prapa kuintave në Binelli Group AG
Marco Grava, CEO i Grupit, Delegat i Bordit të Drejtorëve dhe Bordit të Administrimit së bashku me Arbela Statovcin ka folur për punën e tij brenda grupi
Ishte një ditë janari me diell kur ekipi i Binelli Group mirëpriti me ngrohtësi mysafirët e vet në filialin në Badenerstrasse. Dhoma të mëdha, të ndritshme, shumë qelq, modelet më të fundit të BMW-së, sa sheh syri.
“Pasionet janë folësit e vetëm që dinë gjithmonë të bindin”
Marco Grava, CEO i Grupit, Delegat i Bordit të Drejtorëve dhe Bordit të Administrimit duke u ngjitur në skenë së bashku me Arbela Statovcin ka folur për punën e tij brenda grupit. Gjithashtu ai është shprehur për mënyrën se si ekipi i tij i mirë-formuar përgatitet për të ardhmen.
Arbela Statovci ka filluar në vazhdim seancën pyetje-përgjigje me fjalinë e mëposhtme: “Marko, historia jote dhe ajo e komunitetit tonë swissalbs kanë shumë paralele mes vete. Ajo që na është dashur të mësonim ishte se duhet të mësosh të marrësh përgjegjësi që herët. Ju keni filluar të fitoni paratë tuaja të xhepit herët dhe keni punuar me ambicie për të arritur suksesin tuaj. Tani ju jeni duke qëndruar atje, duke drejtuar një kompani me mbi 300 punonjës. Një kompani që ekziston për më shumë se 100 vjet”.
“Gjyshërit e mi ishin emigrantë italianë, babai im ishte i pashkolluar, mbaroi vetëm shkollën fillore dhe më vonë punoi si punëtor në gurore. Ai ishte pothuajse pa para, ne u rritëm në rrethana modeste”.
Drejtori Ekzekutiv i Grupit Binelli është një person karizmatik, i veshur me zgjuarsi dhe stil dhe me shije për detaje. Shenja e tij dalluese është “uniforma” e tij e qepur: Ai gjithmonë vesh një kostum me jelek – “Kam dy të tilla të bëra në vit dhe tani kam rreth 15 në gardërobën time” – dhe këpucë dhe aksesorë të koordinuar me ngjyra”, thotë ai.
Rreth gjashtëdhjetë të ftuar gjetën rrugën për në tryezën e rrumbullakët të drekës së biznesit. Marco Grava me këtë rast zbuloi ngjashmëritë me komunitetin tonë (shqiptar). Nga pritja, tek aperitivi, një drekë e shijshme e deri te xhiroja me makinë, gjithçka ishte perfekte dhe e pe¨rshkuar nga biseda emocionuese. Ndërveprimi i artit, rrjetëzimit dhe kuzhinës me gusto e bënë këtë ngjarje unike dhe një eksperiencë të veçantë.
Marco Grava i ka drejtuar grupit një kuiz: “Çfarë mendoni, cilin model të ngas?” Një mysafir i ri u përgjigj: “Konkurrenca X6m”, dhe si shpërblim fitoi një shishe verë.
Faktet
• Çdo BMW i 8-të dhe çdo MINI i 10-të vjen nga portat e Grupit Binelli.
• 320 punonjës, duke përfshirë 46 praktikantë
• Risi: marrja e agjencisë së markës Maserati
• 5 vendndodhje (Adliswil, Baar, Cyrih City, Baar-Sihlbrugg, Cyrih)
Rreth Swissalbs
swissalbs është një organizatë jofitimprurëse. Ajo synon të krijojë një klimë tehmeluesish në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të zgjojë frymën pioniere. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një kulturë të marrjes së rrezikut dhe sipërmarrjes. Kështu përfitohet nga një rrjet i fortë me rreth 650 sipërmarrës, krijues të ndryshimeve dhe drejtues të lartë dhe mund të lindë frymëzimi nga personalitete të ndryshme.
Me këtë seri ngjarjesh, swissalbs hap dyert për anëtarët e saj, në mënyrë që të krijohet mundësia unike për të krijuar dhe përdorur rrjete të synuara dhe potencial sinergjik.
(Fotot: Rromir Imami)
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
SHKA “Dardania” nga Winterthuri do të marrë pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jehon”
-
Kevin Sekniqi, shqiptari i radhës i përfshirë në renditjen e prestigjiozes Forbes
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Austri
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë Në tetorin e vitit të kaluar, një burrë 40-vjeçar nga Kosova u arrestua nën dyshimet se...
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri