Jeta në Zvicër
Firmat zvicerane zhvendosin prodhimin e tyre në Evropë
Pothuajse gjysma e kompanive industriale në Zvicër (46 për qind) duan të zhvendosin prodhimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Arsyeja kryesore është ndikimi i pafavorshëm në punën e tyre që ka rritja e frangut.
Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata zvicerane e sektorit të industrisë (mekanike, elektronike, e metalit), vetëm 22 për qind e të anketuarve në industri kanë marrë tashmë vendimin për të lëvizur një pjesë të prodhimit në BE, në mënyrë që të parandalohet një rënie në diferencë për shkak të monedhës së fortë të frangut.
24 për qind e mbetur e të anketuarve thanë se ata ishin duke marrë parasysh një vendim të tillë.
Siç është cekur nga i njëjti burim, në fund të marsit të këtij viti industria zvicerane, duke përfshirë industrinë e orëve, kishte të punësuar 329.173 punëtorë. Bëhet fjalë për një rënie prej 0.9 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2014.
“A mund të flasim për deindustrializim të Zvicrës?”, ishte pyetur kryetari i kësaj shoqate, Hans Hess.
“Jo, por industria zvicerane nuk do të jetë e njëjtë. Është e sigurt se ne mund të flasim për industri para dhe pas 15 janarit 2015”, shtoi Hess, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët Rritet numri i fluturimeve ...
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja