Shkurt.ch
Firma zvicerane Ruag në mesin e 100 vendeve për prodhimin e armëve
Ruag mbetet ndër prodhuesit më të lartë të armëve nga shitjet sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI).
Shifrat vjetore të SIPRI-t, që u publikuan të hënën, tregojnë se Ruag arriti të rënditej në vendin e 95-të në vitin 2017. Ajo u ngjit një vend më lartë krahasuar me vitin e kaluar falë shitjeve të armëve: 870 milionë dollarë (860 milionë franga) krahasuar me 820 milionë dollarë një vit më parë. Në përgjithësi, kompania shiti 1.98 miliardë dollarë, një rritje prej 5%, përcjell albinfo.ch
Firmat amerikane ishin përgjegjëse për shumicën e shitjeve globale të armëve (57%), pasuar nga Rusia (9.5%), Mbretëria e Bashkuar (9%) dhe Franca (5.3%). Kina nuk u përfshi në statistikat e SIPRI-së pasi nuk mund të merren të dhëna të besueshme.
Sipas SIPRI, firmat amerikane shiten me vlerë 226.6 miliardë dollarë, kryesisht falë kërkesës nga ushtria amerikane. Shitjet ruse të armëve ishin me vlerë 37.7 miliardë dollarë dhe shkuan drejt modernizimit të ushtrisë ruse. Turqia tregoi një nga rritjet më të mëdha të shitjeve për(24%) duke reflektuar synimin e vendit për të zhvilluar bazën e vet të prodhimit të armëve dhe për të zvogëluar mbështetjen e saj ndaj firmave të huaja.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













