Shkurt.ch
Firma zbraz banesën e gabuar
Kur policia kishte shkuar atje për t`i nisur hetimet, kishte konstatuar se nuk bëhej fjalë për hajdutë por për një gabim të bërë nga firma që bënte bartjen e mobileve
Një firmë që merret me transportim të mobileve nëpër banesa, ka bërë një gabim të denjë për barcoleta. Ajo ka zbrazur banesën e gabuar e cila gjendej në ndërtesën e njëjtë me atë që kishin marrë për detyrë ta zbraznin. Për më tepër, banesa e zbrazur gabimisht sapo kishte qenë e mobiluar nga banuesit e saj të rinj, shkruan albinfo.ch.
Fjala është apartamentin prej dy dhomash e gjysmë në Wynental të epërm, në Kantonin Aargau. Ngjarja ka ndodhur në fillim të prillit.
Kur banuesi i ri, një ditë pasi e kishte mobiluar banesën kishte shkuar si shkojnë gjithë bota në banesë të vet, ishte shokuar. Banesa e tij jo vetëm që nuk kishte asnjë pjesë nga orenditë e vendosura një ditë më parë por ajo ishte e pastruar në mënyrë të përsosur, shkruan gazeta “Wynentaler”, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, një shteas polak ishte paraqitur në polici për të njoftuar se kjo i kishte ndodhur vjehrrit të tij, transmeton albinfo.ch. E gjithë ajo që i kishte mbetur nga mobilet e blera kishte qenë një dollap, të cilin pasi që ende nuk e kishte pamontuar, e kishte vendosur përkohësisht në bodrum.,
Kur policia kishte shkuar atje për t`i nisur hetimet, kishte konstatuar se nuk bëhej fjalë për hajdutë por për një gabim të bërë nga firma që bënte bartjen e mobileve. Administratorja e ndërtesës së banimit kishte kontraktuar një firmë të tillë që të zbrazte një apartament me katër dhoma e gjysmë në ndërtesën e njëjtë. Çuditërisht, çelësi i asaj banese mund të hapte edhe banesën e përmendur prej dy dhomash e gjysmë të polakut. Kështu ndodhi që punëtorët e ngarkim shkarkimit të hynin të pavërejtur në banesën në fjalë, të nxirrnin mobilet e gabuara dhe t`i bartnin ato.
Policia në një komunikatë ka shkruar se “për policinë çështja me kaq konsiderohet e zgjidhur. Por duhet të jetë e kundërta për administratën e pronës dhe për firmën e kontraktuar për ngarkim shkarkim”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










