Lajme
Finlanda vazhdon përkrahjen për Ministrinë e Diasporës
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, priti sot të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen
Ministri i Diasporës, Vaon Murati e falënderoi ambasadoren Meskanen për ndihmën që Qeveria finlandeze i ka dhënë Ministrisë që e udhëheq ai së pari në përpilimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, procesin e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, si dhe në projektin e rrjetëzimit të bizneseve të diasporës, duke u shprehur i gatshëm që këtë bashkëpunim të mirëfilltë ta vazhdojë edhe në të ardhmen në nivel edhe më të lartë, posaçërisht në sjelljen e përvojës finlandeze dhe diasporës sonë në Finlandë, në sistemin e arsimit publik. Meskanen, duke i uruar ministrit Murati detyrën si Ministër i Diasporës, e njoftoi për projektet, të cilat Qeveria finlandeze është duke i mbështetur në Kosovë.
“Qeveria Finlandeze, konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme e ka vendosur si prioritet çështjen e të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar që së bashku me Ministrinë e Diasporës, përveç çështjeve që lidhen me diasporën, të punojmë edhe në fusha të tjera”, tha znj. Meskanen. Ajo u zotua se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












