Kosova
Finlanda është një vend model për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës, përcjell albinfo.ch.
Ai me këtë rast theksoi se Finlanda është një vend model për Kosovën, pasi ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe.
Kurti kujtoi partneritetin e rolin e Finlandës gjatë viteve dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.
“Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë”, tha Kurti.
Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar, veçoi kryeministri, duke thënë se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t’i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t’i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane.
Kurti tha se “ndërsa lidhjet tona vazhdojnë të rriten, ne presim me padurim mundësitë e shumta të bashkëpunimit që kemi përpara”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













