Futboll
‘Finalja’ për Shqipërinë, formacionet zyrtare
Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në Tiranë
Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen në Tiranë nga ora 16:00, në kuadër të Ligëc C të Kombeve.
Kjo ndeshje shihet si finale për vendin e parë në grup, ku kuqezinjtë kanë tetë pikë, derisa bjellorusët dhjetë, shkruan albinfo.ch.
Nëse Shqipëria fiton, atëherë do të jetë në vendin e parë dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B të Kombeve.
Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Edy Reja ka bërë disa ndryshime.
Portier është Etrit Berisha, derisa në mbrojtje janë pozicionuar Gjimshiti, Veseli, Ismajli, derisa krahëve do të jenë Memolla dhe Doka. Memushaj, Gjasula, Laçi janë në qendër të mesfushës, kurse në sulm Cikalleshi dhe Manaj.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja
BJELLORUSIA: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












