Gjuha
Interesim i madh për filmin “Zgjoi”, në Lozanë
Për interesimin e madh që ka zgjuar filmi flet kjo: në momentin e fundit u bë ndërrimi i sallës, duke vendosur publikun në një sallë më të madhe, që t`i zinte të gjithë. Platforma albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit "Zgjoi" në Zvicër
Të enjten, më 7 prill, komuniteti shqiptar i Lozanës pati rastin për të shikuar premierën e filmit “Zgjoi”. Në këtë event ishin të ftuar politikanë shqiptarë dhe studentët e Lozanës, në një sallë që ishte mbushur përplot, shkruan albinfo.ch.
Madje kishte njerëz që prisnin mos anulohej ndonjë biletë në mënyrë që të mundeshin të shikonin filmin, i cili preku zemrat e publikut shqiptar, por edhe të zviceranëve që ishin aty.
‘’Zgjoi’’ ishte filmi që zgjoi sallën.
Duhet shtuar se madje, në momentin e fundit u bë ndërrimi i sallës, duke u vendosur në një sallë më të madhe, pasi të interesuarit ishin të shumtë.
Pas filmit u prezantua regjisorja Blerta Basholli, e cila tregoi përgatitje dhe gatishmëri për t`iu përgjigjur pyetjeve të shumta që publiku ia parashtronte asaj.
Blerta tregoi edhe lidhur me përgatitjen e filmit të ri, i cili bën fjalë mbi jetën e saj në Prishtinë në vitet `90-a të shekullit të kaluar, jetën e një adoloshenteje, e cila ka përjetuar gazin lotsjellës, demonstratat, jetën në Prishtinë.
Projeksioni i filmit “Zgjoi” zgjati 1 orë e 24 minuta, kurse biseda me regjisoren dhe publikun zgjati afërsisht po aq, 1 orë e 15 minuta. Publiku donte të njihte pjesën “prapa kuintave” të filmit.
Seancat e filmit do të vazhdojnë të shfaqen dhe ditët e tjera, në Lozanë dhe në Gjenevë.
Në sytë e publikut kishte emocione e shpresë. Shpresë që filmi të ndikojë në çështjen e të zhdukurve të luftës në Kosovë. Një dramë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Autore: Zamira Bytyqi
- Platforma albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit “Zgjoi” në Zvicër
Lexoni po ashtu:
Platforma albinfo.ch dhuron 40 bileta falas për të shikuar filmin «Zgjoi»
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese












