Lajme
“Voice of my people”, një film mbi Islam Alijajn, pjesë e Festivalit ZFF të Cyrihut
Filmi është një portret impresionues i politikanit shqiptarozviceran Islam Alijaj, deputeti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës
Festivali i Filmit në Cyrih (ZFF) është një festival relativisht i ri por me një rritje të madhe. Ai mbahet çdo vit në Cyrih që nga viti 2005, duke filluar në fund të shtatorit. Në edicionin e tij të 20-të, eventi i vitit 2024, ai vendosi një rekord, me 140,000 vizitorë, duke çimentuar reputacionin e tij si festivali i dytë më i madh i filmit në botën gjermanishtfolëse, shkruan albinfo.ch.
Në këtë edicion të festivalit marrin pjesë rreth 110 filma në konkurrencë për çmime por edhe një numër tjetër filmash në programe të veçanta si ai i filmit të parë etj.
Sikur edhe viteve të tjera, festivali i ve të parakalojnë në “tapet të kuq” (që këtu është i gjelbër) yjet aktuale dhe “klasike” të filmit, duke i shtuar kështu atraktivitetin vetes, sigurisht, krahas cilësisë së filmave pjesëmarrës. Këtë vit në festival, krahas shumë të tjerëve, merr pjesë aktori i madh nga Zelanda e Re, Russel Crow i cili do të marrë çmimin për vepër jetësore.
Në shtyllën ku vendosen panotë e filmave të festivalit ZFF mund të shihen edhe dy filmat me referencë shqiptare
Edhe shqiptarët, ndonëse në mënyrë të tërthortë, marrin pjesë në këtë edicion të festivalit. Bëhet fjalë për dy filma, të dytë dokumentarë. I pari është filmi “La Beauté de l’Âne” (Bukuria e gomarit) i regjisores së re shqiptarozvicerane nga Gjeneva, Dea Gjinovci. Ky film është bashkëprodhim Zvicër – Kosovë dhe në këtë festival pati mbrëmë premierën e tij botërore. Platforma mediale albinfo.ch është partnere mediale në promovimin e këtij filmi, i cili në kinematë zvicerane do të fillojë të shfaqet në mars të vitit 2026.
Ndërsa filmi i dytë “Voice of my people” (Zëri i popullit tim” është një portret impresionues i politikanit shqiptarozviceran Islam Alijaj, tashmë deputeti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës.
Politikani i Partisë Socialdemokrate (SP), Islam Alijaj, është me aftësi të kufizuara fizike dhe ka një pengesë të rëndë në të folur. Kur, para disa vitesh u zgjodh në Këshillin e Qytetit të Cyrihut, pavarësisht një renditjeje të ulët në listën zgjedhore të partisë së tij, kishte ndodhur një mrekulli e vogël. Ai vazhdoi të synonte një qëllim më të madh – një vend në Parlamentin e Zvicrës. Historia u përsërit kur, me mbështetjen e shumë njerëzve, ai arriti përsëri atë që dukej e pamundur.
I realizuar me ndihmën e mbledhjes së fondeve nga publiku, ky film tregon historinë e një fushate unike. Ai ofron një vështrim prapa skenave të fushatave zgjedhore në Zvicër dhe ngre pyetje se çfarë duhet të nënkuptojë përfaqësimi në një demokraci.
Filmi “Voice of my people” shfaqet më 30 shtator, 2 dhe 3 tetor në kinemaë Frame 6 respektivisht Frame 3, nga ora 21, 15.15 respektivisht 15.00.
Filmi “La Beauté de l’Âne” (Bukuria e gomarit) është shfaqur dje dhe sot (26 dhe 27 shtator) në Kino Corso me praninë e regjisores e cila ka prezantuar filmin e saj para publikut. Ai do të ketë edhe dy shfaqje: 1 tetor 2025 | 18:45 Cinema Frame dhe 4 tetor 2025 | 18:00 Cinema Frame
Lexoni po ashtu:
Lexoni po ashtu:
Në Cyrih jepet premiera botërore e filmit “La Beauté de l’Âne” të Dea Gjinovcit
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













