Shqipëria
Filmi shqiptar rrëmben çmim në Gjermani
Filmi shqiptar “Pikë uji” ka fituar çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani.
Regjisori Robert Budina ka shprehur falënderimin për vlerësimin që mori filmi.
“Të lumtur që “PIKË UJI” fitoi çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani! Faleminderit jurisë që na nderoi përmes dhjetëra projektesh shumë cilësore. Mënyra më mirë për ta sjellë këtë film në jetë. Tani sfidat e vërteta, na presin”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Filmi që është xhiruar dhe tanimë është në fazë postproduksioni ka në qendër Aidën, 45 vjeçe, e cila ndodhet në kulmin e karrierës, kur i biri adoleshent Marku, 16 vjeç, rrezikon dënimin me burg, për dhunimin e një shoqeje të klasës. Ajo do të përdorë të gjitha mjetet për liruar të birin nga akuzat, derisa zbulon një të vërtetë të hidhur, me të cilën duhet të përballet.
Juria ndërkombëtare ka marrë në shqyrtim 30 filma, ndërsa në Këln u takuan 250 profesionistë të industrisë së filmbërjes për të parë filmat që do të shfaqen së shpejti dhe për të shkëmbyer ide, shkruan abcnews.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










