Lifestyle
Filmi për Freddie Mercury, dy çmimet në Golden Globes
Mbrëmjen e së dielës është zhilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve të Golden Globes. Filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” kanë qenë befasitë e ceremonisë për ndarjen e Çmimeve Golden Globes këtë vit. Aktori amerikan, Rami Malek, që ka luajtur rolin e Freddie Mercuryt, pjesëtarit të grupit britanik, Queen, ka fituar Çmimin për Aktorin më të Mirë.
Ky film, me producent Bryan Singer, ka befasuar të gjithë, pasi ka mposhtur filmat “A star is born” të Bradley Cooper dhe “BlacKkKlansman”, të Spike Lee. Ky film po ashtu mori çmimin ‘Filmi më i mirë dramë’. Green Book, ishte një tjetër fitues i madh i mbrëmjes, duke siguruar tri çmime. Ky film mori çmimin ‘Komedia muzikore ose filmi komedi më i mirë’, ‘Skenari më i mirë’ dhe ‘Aktori më i mirë mbështetës’ për Mahershala Ali.
Fitoret në Golden Globes e bëjnë Green Book si një nga favoritët për Oscarët e muajit të ardhshëm. Një nga surprizat e tjera të natës në kategoritë e filmave ishte Glenn Close që mori çmimin ‘Aktorja më të mirë dramë’, për rolin e saj në The Wife, përcjelli albinfo.ch
Ajo mundi konkurrenten Lady Gaga, e cila pritej të fitonte për A Star Is Born. Filmi, “A Star Is Born”, rikrijimi i kartërt i filmit original të vitit 1937, ka fituar Çmimin për Këngën më të Mirë. Ndërkohë Çmimin për filmin më të mirë në Gjuhë të Huaj e ka fituar filmi “Roma”, i regjisorit meksikan, Alfonso Cuaron.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












