Lajme
Filmi “i treturi” pjesë e festivalit ndërkombëtar në Gjenevë

Gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit oriental, tashmë tradicional në Gjenevë, edhe këtë vit u promovua filmi artistik i metrazhit të gjatë “i treturi”, krijim ky i regjisorit Arben Thaçi, prodhim nga qendra e kinematografisë së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Në kinemanë Grütli, në mbrëmjen e së shtunës u mblodhën artdashësit lokal si dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar për t’a parë filmin i cili për rreth dy orë mbajti publikun mes emocioneve, nga historia dhe skenari i filmit.
Me motiv nga romani i Abdylaziz Islami “Të treturit e projanës”, skenari dhe ngjarja ishte ndërtuar si një dramë psikologjike, duke përfshirë një periudhë historike mes dy Luftërave Botërore deri në vitet e 90-ta, konkretisht konfliktin mes ballistëve dhe partizanëve por të trajtuar me një frymë më subjektive duke përfshirë kështu përjetime dhe histori të personazheve kryesore të filmit.
“I treturi” personifikon historinë e personazhit Beqiri, i cili shfaqet duke kaluar një jetë të vetmuar larg vendlindjes, duke qenë “peng” i ndjesisë së fajit dhe kujtimeve të fëmijërisë e pastaj edhe ngjarjeve që pasuan gjatë konflikteve brenda rrethit të tij, veçanërisht lidhjen e tij me nënën dhe shokun Ilirin.
Rolet kryesore të luajtura nga aktorët si: Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Sotiraq Bratko, Enis Murati, Afrim Mucaj, Eva Alikaj, Sheqerie Buqaj, e shumë të tjerë e përjetuan skenarin për t‘i dhënë jehonë çdo karakteri i cili ishte menduar të përcillet përmes këtij filmi.
Shfaqja e tij në kinemanë më të njohur në qytetin e Gjenevës bëri që të vrehej një interesim i madh për t’a parë filmin, por tek shikuesit u zgjua një kuriozitet për të ditur më shumë detaje për realizimin e këtij prodhimi, prandaj, regjisori dhe disa nga aktorët të cilët ishin prezent morën fjalën para publikut i cili i priti me duartrokitje dhe kritika pozitive.
“Jam shumë i lumtur që sot jemi pranë publikut tonë shqiptar dhe atij lokal, për mua është privilegj që filmi im të jetë pjesë e një festivali ndërkombëtar,” u shpreh regjisori Arben Thaçi.
Ndërsa aktori Afrim Mucaj tha se në personazhin që ai ka luajtur ka dhënë emocione dhe më të mirën nga vetja, por dedikoj suksesin gjithë kastit të aktorëve dhe bashkëpunëtorëve.
Vlen të theksohet që kjo pjesëmarrje e filmit në festival është mundësuar dhe organizuar nga Ramë Beqiri dhe Yllka Pllana, të cilët tashmë janë pjesë e ekipit organizativ të festivalit.
Në të njëjtën kohë, nga drejtuesit e kinemasë u tha që filmat me tematika të tilla që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria kanë ngjallur interes te njerëzit që preferojnë kinemanë si strukturë arti. Ata premtuan vazhdimësi bashkëpunimi dhe përgëzuan produksionet e filmave, kinematografinë për krijimet e tyre artistike.
Kur jemi te këto krijime, një hapësirë të veçantë në kuadër të këtij festivali zuri edhe ekspozita e piktorit Ramë Beqiri, e cila për disa ditë rresht i dha zë përmes pikturave me ngjyra, vuajtjeve të popullit shqiptar gjatë luftës së fundit të Kosovës, me temën “Në përkujtim të të zhdukurve”.
Sipas Ramës, kjo ekspozitë shërbeu që të huajt të kuptojnë në thellësi ndjeshmërinë e kësaj teme, e cila në art, e sidomos në pikturë përcjell shumë emocione kur ngjyrat dhe shenjat japin mesazhin dhe krijojnë përjetime.
Festivali ndërkombëtar i filmit oriental në Gjenevë, këtë vit mblodhi shumë filma me një diversitet temash, me kaste aktorësh e regjisorësh nga bota, si dhe një fluks vizitorësh nga data 12 deri më 18 qershor 2023 në edicionin e 18-të të tyre.
Autore: Alisa Buzhala
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor