Kinema
Filmi holandez me aktorët shqiptarë në garë për trofe në Berlinale
Në rolet kryesore janë dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, i pari, më i vogli, edhe pse vetëm 15 vjeç, para tapetit të kuq të Berlinales ka shkelur atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në flimin "Shok"
Kiem Holijanda, kështu e shqipton Andi, një 13 vjeçar nga një humbëtirë e Kosovës, emrin e aktores pornografike, Kim Holland, nga Holanda. Ajo është e vetmja gjë që e lidh këtë adoleshent, që çdo mëngjes shet qumësht për të mbajtur familjen, me botën e jashtme.
Sigurisht edhe celulari i të vëllait më të madh, Floristit, të cilin Andi nganjëherë e përdor pa leje.
Një përditshmëri e trishtë në një fshat thuajse të braktisur të Kosovës me dy të rinj që ëndërrojnë për botën e jashtme. Kjo është pak a shumë atmosfera që mbisundon filmin 14-minutësh të regjisores holandeze Sarah Veltmeyer që konkurron në Berlinalen e sivjetme në garën “Generation 14 plus”, raporton “DW”.
Veltmyer shkoi rastësisht në Kosovë dhe në kokë kishte një film tjetër, me një subjekt të ngjashëm e me dy shokë, por tek pa realitetin paradoksal të rinisë kosovare të ngujuar në mes të Evropës, e ndryshoi projektin e saj, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi krejt të ngjashëm me njëri tjetrin, dimë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat nevoja, por është krejt ndryshe kur ti je vetëm në Kosovë dhe nuk del dot prej aty, ndërsa unë mund të udhëtoj në të gjithë botën”, thotë Veltmeyer, në një intervistë për “DW”.
Në rolet kryesore janë dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, i pari, më i vogli, edhe pse vetëm 15 vjeç, para tapetit të kuq të Berlinales ka shkelur atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në flimin “Shok”.
Por thotë se xhirimi i filmit Kiem Holijander ishte një përvojë shumë interesante për të: “Ka qenë një film shumë interesant, sepse ne kemi punuar gjatë gjithë kohës për ta përshtatur me realitetin kosovar”, rrëfen Andi. “Ishte një si workshop e gjithë puna që bëmë ne së bashku me Sarahn për të përshtatur skenarin, rrëfen edhe Arbnesha Grabovci Nixha”, aktorja që luan mamanë e dy të rinjve.
Filmi me metrazh të shkurtër është i vetmi film shqipfolës që konkurron në një nga garat e Berlinales. Generation 14Plus është së bashku me Gernation Kplus gara e filmave për të rinj dhe fëmijë, trofeja e të cilës është Ariu i Qelqtë Ky ari jepet në Berlinale që prej vitit 1994.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









