Kinema
Filmi dokumentar “Ullmar Qvick, ambasador i kulturës shqiptare në Suedi”
Më 23 prill 2019, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, në përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar Tiranë u realizua premiera e filmit “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi” – Portret kulturor – Regjisore: Fitore Rubovci. Siç shkruhej në lajmërimin përkatës:
“Ky film dokumentar i dedikohet albanologut suedez Ullmar Qvick, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas”.
Filmi dokumentar, me skenar të Fitore Rubovci, është realizuar dhe mbështetur në motivet e kryeveprës së Ullmar Qvick “Më shumë heroizma se sa grurë”, ku autori përmes një këndvështrimi postmodern dhe europerëndimor i shtjellon arritjet dhe problemet kryesore aktuale, në të gjitha trevat shqiptare.
Titrat e filmit janë në gjuhën angleze.
Në qendër të filmit është albanologu Ullmar Qvick, kurse rreth tij shfaqen e shprehen njohës dhe studiues të veprës së tij: shkrimtarë, gazetarë, artistë, mësues dhe intelektualë të tjerë të sferave të ndryshme në Suedi, Kosovë e Shqipëri, të cilët ndriçojnë emrin dhe veprën e Ullmarit si një ambasador i kulturës shqiptare në Suedi.
Ata shprehen me sinqeritet, me fakte dhe argumente, përcjellin opinionin shumëvjeçar për jetën, veprën dhe personalitetin e albanologut Qvick, emri i të cilit përmblidhet bukur në siglën “Mik i Madh i Shqiptarëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












