Kultura
Filmi “Babai” i Visar Morinës, në konkurrencë për çmimin më të lartë gjerman të filmit
Shuma e parave të çmimeve për të gjitha kategoritë e filmave, aktorët, etj. është 2 milionë e 955 mijë euro. Ndërsa çmimi i parë ose i artë për film artistik (të luajtur) në të cilën kategori garon dhe «Babai» është 500 mijë euro
Filmi i regjisorit nga Kosova Visar Morina, «Babai», që është një koproduksion gjermano-kosovar-francezo-maqedonas, është nominuar në mesin e 44 filmave gjermanë për çmimin më të lartë të Gjermanisë për film «Lolo». Ky çmim është njëherësh më i larti edhe në kuptimin e shumës së parave që tërheq me vete, në konkurrencë me të gjitha çmimet për kulturë që ndahen në Gjermani.
Shuma e parave të çmimeve për të gjitha kategoritë e filmave, aktorët, etj. është 2 milionë e 955 mijë euro, thuhet në njoftimin e publikuar nga Akademia Gjermane e Filmit. Ndërsa çmimi i parë ose i artë për film artistik (të luajtur) në të cilën kategori garon dhe «Babai» është 500 mijë euro. Jepen po ashtu edhe çmimi i dytë ose i argjendtë me 425 mijë euro dhe i treti i bronztë) 375 mijë euro, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, në këto shuma përfshihen edhe premitë që filmat i kanë fituar me vet nominimin e tyre për çmim.
Çmimi jepet nga e ngarkuara për kulturë dhe medie e Qeverisë Federale, ministrja shtetërore, Prof. Monika Grütters.
Vlerësimin për nominim e kanë bërë tri komisione me 35 anëtarë: 30 anëtarë të Akademisë Gjermane të Filmit, një anëtar ekstern me eksperiencë nga fusha e filmit dhe katër përfaqësues të komisionit të Bundestagut për kulturë dhe medie, përcjell albinfo.ch.
Filmi «Babai» që nga sfaqja e parë e tij ka bërë një rrugë të suksesshme nëpër festivale të ndryshme dhe është vlerësuar lartë nga njohësit e filmit.
Regjinë dhe skenarin e ka bërë Visar Morina, producente e filmit është Nicole Gerhards, kompania që ka bërë produksionin është NiKo Film.
Filmi “Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku) i cili shet cigare bashkë me babain e tij Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigroj në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babain dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë…
Sukseset për këtë film nisen qysh në premierë, në Film Fest München, ku fitoi 4 çmime. Atje Visar Morina fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë, ndërsa Astrit Kabashi dhe Val Maloku fituan çmimin për aktorin më të mirë dhe filmi mori edhe çmimin “One Future Prize”, çmim ky që nga viti 1986 jepet për filmat që në etikë dhe estetikë tregojnë se bota jonë ka një të ardhme të përbashkët, shkruan kosovalive.
“Babait” i shkoi mbarë edhe në edicionin e 50-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit – Karlovy Vary, ku triumfoi me 2 çmime të tjera, çmimin për regjinë më të mirë dhe çmimin “Europa Cinemas Label” që jepet nga “Europa Cinemas Network”.
Visar Morina fitoi përkrah regjisorëve të njohur në konkurrencën zyrtare, si Florin Serban, Anca Damian, Peter Brunner, etj.
Ky film u shfaq edhe në edicionin e 23-të të festivalit prestigjioz,The Hamptons, dy herë me radhë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi