Kinema
Filmat më të mëdhenj të luftës

Një zhanër special i filmit, i cili ka një audiencë shumë besnike është ai me temën e luftës. Duke pasur parasysh që janë një sërë luftërash, nëpër të cilat njerëzit kanë kaluar ndër vite, atëherë kinematografia ka pasur material me bollëk për të krijuar filma të ndryshëm.
Disa prej filmave më të mëdhenj të luftës po jua paraqesim më poshtë. Duke pasur parasysh që ka qindra filma të tillë, këta më poshtë janë shumë të njohur dhe gjithsesi do duhej t’i shihni, nëse nuk i keni parë deri më sot.
“American Sniper”
“American Sniper” është një film amerikan, dramë biografike lufte, i vitit 2014, i drejtuar nga Clint Eastwood dhe shkruar nga Jason Hall. Filmi bazohet lirshëm në kujtimet e snajperistit amerikan: Autobiografia e snajperit më vdekjeprurës në Historinë Ushtarake të SHBA-së nga Chris Kyle, me Scott McEwen dhe Jim DeFelice.
“Saving Private Ryan”
“Saving Private Ryan” është një film epik amerikan i luftës i vitit 1998 i drejtuar nga Steven Spielberg dhe shkruar nga Robert Rodat. Një veteran i moshuar kalon nëpër një varrezë, i shoqëruar nga familja e tij. Duke ardhur te një varr specifik, ai pushtohet nga emocionet dhe fillon të kujtojë kohën e tij si ushtar.
“Gone With the Wind”
“Gone with the Wind” është një dramë historike amerikane me temë dashurie, gjiruar në vitin 1939, regjinë e të cilës e bëri Victor Fleming, sipas romanit me të njejtin titull të shkrimtares Margaret Mitchell. Tema është rreth bukuroshes tërheqëse nga jugu Scarlett O’Hara (të cilin rol e luan Vivien Leigh), e cila është rritur gjatë dhe pas Luftës qytetare amerikane. Filmi, me kohë është bërë shumë i popullarizuar dhe i pëlqyer, ndërsa hyn në listën e filmave më komercial të të gjitha kohëve.
“Schindler’s List”
Ky është një film dramatik historik amerikan i vitit 1993 me regji nga Steven Spielberg dhe shkruar nga Steven Zaillian. Filmi ka në qendër Oskar Schindler, një industrialist gjerman që shpëtoi më shumë se një mijë refugjatë kryesisht polako-hebrenj nga Holokausti, duke i punësuar në fabrikat e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Inglourious Basterds”
Ky është një film luftarak i vitit 2009[7] i shkruar dhe drejtuar nga Quentin Tarantino, me protagonistë Brad Pitt, Christoph Waltz, Michael Fassbender, Eli Roth, Diane Kruger, Daniel Brühl, Til Schweiger dhe Mélanie Laurent. Filmi tregon një histori alternative të dy komploteve për të vrarë udhëheqjen e Gjermanisë naziste: njëri, i planifikuar nga Shosanna Dreyfus (Laurent), një pronare e re kinemaje hebreje franceze, dhe tjetri, nga britanikët, por në fund të kryera vetëm nga një ekip ushtarësh hebrenj amerikanë të udhëhequr nga togeri i parë Aldo Raine (Pitt).
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?