Kultura
Filma të animuar nga Kosova e Vishegradi, në kinemanë “Jusuf Gërvalla”

Si pjesë e projektit të “Anibar”, “Kultivimi i kulturës së filmit të animuar ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit”, i cili u zbatua para dhe gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e një programi të përbashkët të filmave të animuar në të gjitha vendet partnere: Kosovë, Hungari, Sllovaki dhe Poloni.
“Ky program është bërë me qëllim të prezantimit të filmave të animuar të prodhuar nga të gjitha vendet partnere dhe do të shfaqet në secilin nga këto vende. Kjo ngjarje do të organizohet për të forcuar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin mes vendeve partnere në fushën e animacionit dhe me qëllim të promovimit të filmave dhe filmbërësve të rinj nga këto vende”, thuhet në njoftim. Muajin e kaluar ky program i filmave është shfaqur në Budapest, në Universitetin Metropolitan të Budapestit dhe në Bratislavë, në kinemanë Foajé.
Këtë muaj programi do të shfaqet në Kosovë, më 28 dhjetor 2017, në orën 18:00, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, për të vazhduar muajin tjetër në Poloni.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”