Kosova

Fillon numërimi: Kështu ka votuar diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

Deri më tash janë numëruar rreth 1200 vota nga afër 5 mijë sa do të numërohen, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, prin e para, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka 403 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 357 vota deri tash.

Partia Demokratike e Kosovës, që përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 126 vota nga 1200 deri tash. Koalicioni AAK-PSD ka vetëm 14 vota më pak se PDK-ja, pra 112 sosh.

Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka vetëm 34 vota.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.