Uncategorized
Fillon ndërtimi i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP)
Në Shqipëri ka nisur të ndërtohet Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), i e shndërron shtetin shqiptar në një nyje të furnizimit me gaz në gjithë rajonin

Investimi më i madh në historinë e Shqipërisë, jo vetëm për nga vlera, por edhe rëndësia strategjike, ka nisur të premten të jetësohet. Ky është Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), i e shndërron shtetin shqiptar në një nyje të furnizimit me gaz në gjithë rajonin që shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatik.
Ky projekt nisi të jetësohet nga vendi i quajtur Çorovodë, për të vazhduar më pas nëpër gjithë Shqipërinë, deri në Shkodër.
“Është një prej investimeve më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar, që merr formë. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, që daton në vitin 2013, nga fillimi i punimeve të ditës së sotme dhe deri në vitin 2018, pra në 3 vitet e ardhshme, vetëm nga ky investim prodhimi i brendshëm kombëtar do të rritet me rreth 160 milionë euro në vit dhe ekonomia jonë, vetëm nga ky projekt, do të përfitojë 1 miliard euro në 20 vitet në vijim”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Drejtori i përgjithshëm i TAP, Ian Bradshaw, tha se, përveç ndërtimit të gazsjellësit, kompania do të ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e infrastrukturës së gazit.
“Përveç se do të rrisë dhe përmirësojë infrastrukturën e transportin në vend, TAP krijon lehtësi për mundësinë e gazifikimit të tregut shqiptar, si dhe më gjerë, të Evropës Juglindore. Duke qenë kështu, TAP vazhdon të punojë së bashku me ndërtuesit dhe ndërlidhësit në Greqi, Bullgari, dhe me naftësjellësin adriatiko-jonian. TAP mbetet i angazhuar për të kontribuar në masterplanin shqiptar për gazin, nëpërmjet ekspertizës teknike si dhe duke mundësuar rrjedhjen e gazit në Shqipëri, sot është një ditë që shënon fillesën e një rrugëtimi entuziazmues dhe sfidues”, tha drejtori Ian Bradshaw, citon TCH.
Aktualisht, Shqipëria është duke kryer studimin e masterplanit të gazit dhe atë të fizibilitetit, për ndërtimin e rrjetit lokal të gazit. Por, kryeministri Rama njoftoi dhe një tjetër projekt.
“Ne jemi të angazhuar ta kthejmë TAP-in në një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për Kosovën. Ndërtimi i një segmenti të TAP-it deri në Kosovë do të përbëjë ‘de facto’ autostradën e dytë energjetike mes dy vendeve tona, pas përfundimit të linjës së tensionit të lartë, që po ecën me shumë shpejtësi, me cilësi të lartë dhe padiskutim që do të jetë gati vitin e ardhshëm”, u shpreh më tej kryeministri Rama.
Gazsjellësi Trans-Adriatik është një investim, i cili sipas institucioneve të specializuara financiare, si FMN dhe Moody’s do të rrisë potencialin e ekonomisë shqiptare për t’u zhvilluar më shpejt. Projekti pritet të hapë mijëra vende të reja pune, por mbi të gjitha, rrit fort rolin gjeostrategjik të Shqipërisë në Evropë.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim