Lajme
Fillon muaji i Ramazanit, me thirrjet për solidaritet
Ky muaj, që konsiderohet i veçantë për myslimanët për shkak të agjërimit, nis nesër dhe përfundon me 4 korrik. Liderët fetarë dhe institucional bënë thirrje për solidaritet dhe tolerancë
Të hënën nisë muaji i shenjtë i Ramazanit me thirrjet e klerikëve fetarë por edhe përfaqësuesve të institucioneve kosovare për solidaritet, tolerancë e mirëkuptim mes njerëzve. Ky muaj, që konsiderohet i veçantë për myslimanët për shkak të agjërimit, nis nesër dhe përfundon me 4 korrik.
Në prag të fillimit të këtij muaji të shenjtë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).
“Ky muaj na përkujton sakrificën e njeriut për njeriun dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht, si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit të Ramazanit do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.
Ndërkaq myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka uruar të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se prej nesër begatitë e këtij muaji do të fillon t’i shijon shpirti i çdo besimtari. Ai ka thënë se të gjithë myslimanët e botës do të sakrifikojnë nga vetja për të agjëruar dhe madhëruar Allahun edhe më shumë se muajve tjerë, duke u përpjekur të ripërtërijë vlerat më madhore të Ramazanit.
“Po hyjmë në muajin e mëshirës, e faljeve, e shpëtimit, muajin ku edhe lutjet drejtuar Zotit pranohen më shumë, muajin e mirësive të panumërta. Ndaj këto të mira – të nderuar Vëllezër e motra – i arrijmë me adhurim, agjërim, lutje drejtuar Zotit, me lexim të Kuranit, me sadaka-ndihmë atyre që kanë nevojë”, tha Myftiu.
Ai tha se është obligim fetarë që në këtë muaj edhe më shumë të ndihmohen të varfrit, njerëzit në nevojë, “duke begatuar sofrat e tyre edhe më shumë gjatë këtij muaji të shenjët”. “Duke bashkuar lutjet tona gjatë këtij muaji si asnjëherë më parë, duke u lutur që të marrin fund luftërat, vrasjet e njerëzve të pafajshëm, që në botë të mbretëroi paqja, harmonia dhe bashkëjetesa mes njerëzve”, deklaroi Tërrnava.
Me rastin e fillimit të Ramazanit, myslimanët në Kosovë i kanë uruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













