Kosova
Fillon intervistimi në Hagë i ish-komandantit të ZO të Drenicës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, po merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në të cilën pritet të intervistohet, një ditë pasi një procedurë të tillë e përfundoi për gati 16 orë Rrustem Mustafa – Remi.
Të dielën Sami Lushtaku kishte thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim. KTV-ja raporton se në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese është referuar rasti i parë sa u përket hetimeve dhe ftesave që Specialja dhe Prokuroria e Specializuar janë duke i bërë në Kosovë, përcjell albinfo.ch
Gjykata Speciale një nga të ftuarit e Prokurorisë e ka vlerësuar si jokushtetuese kërkesën që i është bërë që të sjellë me vete çfarëdo prove që ka ky i dyshuar kur të shkojë në Hagë për intervistim. Gjithashtu, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, tashmë ka caktuar 3 gjyqtarë që ta shqyrtojnë këtë rast.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













