Lajme
Fillon hapja e disa dyqaneve në Austri
Pas një muaj mbyllje në Austri, nga dita e martë një pjesë e dyqaneve do të hapen përsëri. Për qeverinë austriake, ky është sinjali fillestar për fillimin e ngadaltë dhe gradual të ekonomisë me krizën e koronavirusit. Për secilin klientë është e obligueshme vendosja e maskave, mbajtja e distancës, karroca e blerjes, numri i kufizuar i klientëve dhe respektimi i rregullave të radhëve nëse ka fluks të madh të njerëzve, raportojnë mediat austriake, njofton “albinfo.ch”.
Vendosja e maskave nga dita e martë është e detyrueshme edhe për të gjithë udhëtarët e transportit publik. Qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet duhet të janë të durueshëm dhe të presin edhe pak javë deri në hapjen e tyre.
Qeveria austriake ka përgatitur një plan për hapjen graduale të dyqaneve dhe punëtorive në Austri. Nga 14 prilli mendohet se do të hapen afërsisht 14.300 dyqane në Austri. Në fazën e parë do të hapen të gjitha dyqanet me sipërfaqe deri 400 m2. Në këtë grup do të bëjnë pjesë: Auto larjet, punëtoritë e veturave dhe biçikletave, dyqanet e materialeve të ndërtimit, drurit dhe të kopshteve, dyqane të shitjes dhe tregtimit me metale të çmuara.
Shitësit të cilët lejojnë shumë klientë në dyqan mund të përballen me një gjobë deri në 3.600 euro. Maksimumi i personave në një dyqan mund të jetë deri në 20 klientë, por kjo varet nga hapësira e dyqanit. Për secilin klientë 20 m2. Nëse zona e klientit është më e vogël se 20 m2, atëherë vetëm një klientë mund të hyjë brenda. Personat që lejohen të hynë brenda duhet të mbajnë të paktën një metër distancë, përcjell “albinfo.ch”.
Dyqanet e tjera më hapësire mbi 400 m2, të cilët pritet të hapen nga data 2 maj, në rast të hapjes së parakohshme mund të gjobiten deri në 30 mijë euro. Faza e tretë e hapjes së të gjitha bizneseve parashihet të bëhet nga data 18 maj.
Ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober ka kërkuar që të respektohet secili rregull që parashihet sipas masave të qeverisë. Sipas tij, kjo është edhe koha vendimtare. “Nëse nuk keni nevojë të bëni pazare, duhet të prisni edhe disa ditë për të shmangur turmat e mëdha, veçanërisht të moshuarit”, ka thënë ai.
Deri më tani 14.080 persona kanë rezultuar pozitiv në Austri. 368 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit ndërsa 7.343 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












