Bota
Fillon gjykimi kundër El Chapos, përcaktohen gjykatësit
Tashmë janë përzgjedhur gjykatësit, të cilët do ta gjykojnë bossin famëkeq meksikan të drogës, Joaquin El CHapo Guzman.
Shtatë gra dhe pesë burra do të vendosin nëse Guzman është fajtor për 11 pika të aktakuzës lidhur me trafikim, pastrim parash dhe posedim armësh. Që të 12 gjykatësit do të mbesin anonim dhe nën masa të rrepta të sigurisë derisa të vijnë në gjykatë, përcjell albinfo.ch.
Nëse shpallet fajtor, lideri i kartelit brutal meksikan Sinaloa mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Guzmani dy herë kishte ikur nga burgjet meksikane para se të ekstradohej në SHBA në janar të 2017-s.
Gjykimi kundër tij në Brooklyn do të fillojë më 13 nëntor dhe mund të zgjasë deri në 4 muaj. Sipas amerikanëve, karteli i tij kishte sjellë në SHBA, sasi marramendëse të heroinës, metamfetaminës, kokainës dhe marihuanës.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










