CH-Ballkani
Fillon funksionin sistemi i ri digjital i hyrjes dhe daljes në vendet e Shengenit
Të gjithë shtetasit jo-BE - përfshirë qytetarët shqiptarë - do të duhet të regjistrohen elektronikisht kur hyjnë ose dalin nga vendet e Shengenit - përfshirë Zvicrën
Që nga 12 tetori 2025, një Sistem i ri Hyrjesh/Daljesh (EES) do të fillojë të funksionojë në vendet e Shengenit.
Sistemi i Hyrjeve/Daljeve (EES) është një sistem i automatizuar IT për regjistrimin e shtetasve jo-Shengen që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve të Shengenit, transmeton albinfo.ch.
Aeroportet zvicerane në Bazel dhe Gjenevë do të zbatojnë Sistemin e Hyrjeve/Daljeve (EES) për mbledhjen e të dhënave biometrike duke filluar nga 12.10.2025. Aeroporti i Cyrihut do të fillojë më 17.11.2025 dhe gjithashtu do të mbledhë të dhëna biometrike që nga fillimi. Aeroportet më të vogla me një kufi të jashtëm të Shengenit do të vijojnë midis ditës së 90-të dhe të 170-të pas datës së fillimit (domethënë 12.10.2025). Sistemi EES do të futet gradualisht në kufijtë e jashtëm deri në zbatimin e plotë më 10 prill 2026.
Për qëllimet e Sistemit EES, ‘shtetas jo-BE’ do të thotë një udhëtar që nuk ka shtetësinë e asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose shtetësinë e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë ose Zvicrës.
‘Qëndrim i shkurtër’ do të thotë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Kjo periudhë llogaritet si një periudhë e vetme për të gjitha vendet evropiane që përdorin Sistemin EES.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










