Kosova
Paralajmërohet ngritje e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kështu bën të ditur kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili thotë se në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur me organizatën OPEC është vendosur që të reduktohet prodhimi i derivateve, ku me këtë rast çmimet do të shënojnë rritje.
Ai në një përgjigje me shkrim për mediat kosovare theksoi se ka rritje me shumicë, kurse me pakicë nuk ka lëvizje.
“Çmimet në Kosovë sot sillen për dizellin 0,85 cent, ndërsa për benzinën 0,84 cent. Në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur të organizatës OPEC u vendos që të reduktohet prodhimi i derivateve, ku kur të kemi reduktim, çmimet rriten. Çmimet e rritjes kanë reflektuar edhe te ne në Kosovë. Kemi rritje të çmimit me shumicë, por me pakicë nuk kanë lëvizur”, deklaron Berjani.
Sa i përket dënimit të 14 kompanive nga AKK-ja, ai thotë se Shoqata e naftëtarëve e ka kundërshtuar këtë vendim, sepse nuk ka pasur marrëveshje apo kurdisje të çmimeve, derisa u shpreh i bindur se Gjykata do t’i shqyrtojë këto lëndë drejt dhe këto kompani do të fitojnë rastin.
Derisa flet për çmimet e naftës, ai thotë se gjatë kohës së pandemisë humbjet kanë qenë të mëdha.
“Sa i përket sektorit të naftës gjatë kësaj pandemie humbjet kanë qenë të mëdha, ky sektor e ka mbushur buxhetin e Kosovës mbi 30%. Gjatë pandemisë ky sektor ka punuar me kapacitet 10 deri 20 % . Rast konkret në vitin e kaluar në këtë kohë brenda 24 orëve kanë hyrë rreth 120 autobota, ndërsa sot hyjnë përafërsisht 30 deri në 40 autobota. Përveç bizneseve që janë dëmtuar, edhe të hyrat e shtetit janë shumë më të ulëta”, shton Berjani për KosovaPress.
Ai edhe një herë bën thirrje nga qeveria që të ndihmohen bizneset, meqë sipas tij, ato janë dëmtuar shumë gjatë kësaj periudhe pandemike.
“Shpresojmë që cilado qeveri që të jetë, duhet t’u ndihmojë bizneseve për ngritje, unë mendoj se vetëm me anë të kredive afatgjatë, rast konkret si e ka bërë shteti i Zvicrës. Ku kompanitë e vogla dhe të mesme janë ndihmuar sipas qarkullimit deri në 50%, ndërsa kompanitë e mëdha 20% me kthim pa kamatë”, thekson ai.
Kujtojmë që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka vendosur masë ndëshkuese mbi 4 milionë euro për 14 kompani të derivateve për shkak të çmimeve të naftës në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh