Jeta në Zvicër
Filloi punimet Konferenca vjetore e OSBE-së
Zvicra në këtë konferencë ka rolin e nikoqirit pasi që shteti helvetik ka pasur nga 1 janari i këtij viti e deri më 31 dhjetor kryesimin e OSBE-së
Sot në Basel ka filluar punimet konferenca vjetore e OSBE-së e cila zgjat dy ditë. Zvicra në këtë konferencë ka rolin e nikoqirit pasi që shteti helvetik ka pasur nga 1 janari i këtij viti e deri më 31 dhjetor kryesimin e OSBE-së. Në Bazel do të bëhet pranimdorëzimi i kësaj kryesie, gjegjësisht vitin që vjen OSBE-ja do të kryesohet nga Serbia. Po ashtu pritet që gjatë punimeve të konferencës të konfirmohet se kryesinë e kësaj organizate në vitn 2016 do ta marrë Gjermania e në vitin 2017, Austria.
Në cilësinë e kryesuesit, ministri i jashtëm i Zvicrës dhe presidenti i deritashëm i federatës, Didier Burkhalter në fjalë e tij të hyrjes ka theksuar se viti 2014, i kryesimit nga Zvicra, nuk ka qenë vit i zakonshëm për OSBE-në. Kjo para së gjithash për faktin se gjatë këtij viti ka shpërthyer kriza e rëndë në Ukrainë. Edhe sot atje mund të flasim për një situatë “që mund të jetë gjithçka tjetër por jo e kënaqshme”, ka nënvizuar Burkhalter.
Megjithatë, fakti se në Bazel kanë ardhur kaq shumë ministra (rreth 50) tregon se OSBE-ja vazhdon të jetë e nevojshme si një platformë. Burkhalter i ka drejtuar një porosi këshillit të ministrave që OSBE-ja edhe me tej ka nevojë përkujdesjeje. Ajo, sipas tij e ka “formatin e duhur”, por anëtarët duhet të bëjnë përpjekje që të merren edhe vendime. Dhe, për ta bërë këtë, nevojitet një vullnet politik. Më tutje Burkhalter ka folur edhe për më shumë kontinuitet brenda organizatës. Ai ndërkaq, bashkëpunimin me kryesuesi e radhës, Serbinë, e ka cilësuar si shumë të suksesshëm”.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









