Shkurt.ch
Filloi festivali i 70-të i filmit në Locarno
Në konkurrencën kryesore garuese për trofeun “Leopardi i artë” marrin pjesë 18 filma. Festivali zgjat deri më 12 gusht dhe në të pritet të shfaqen më shumë se 300 filma të shkurtë, artistikë dhe dokumentarë
Në sheshin Piazza Grande të Locarnos është hapur mbrëmjen e të mërkurës edicioni i 70-të i festivalit të njohur të filmit. Hapja është shënuar me shfaqjen e filmit francez “Demain et tous les autres jours”, shkruan srf.ch
Festivali zgjat deri më 12 gusht dhe në të pritet të shfaqen më shumë se 300 filma të shkurtë, artistikë dhe dokumentarë nga vende të ndryshme te botës.
Në konkurrencën kryesore garuese për trofeun “Leopardi i artë” marrin pjesë 18 filma, transmeton albinfo.ch.
Jashtë konkurrencës, në sheshin Piazza Grande për çdo mbrëmje do të shfaqen filma për rreth 8000 shikues, sa ka kapacitet kjo “sallë” nën qiell të hapur.
Për herë të parë në edicionin e sivjetmë të festivalit në Locarno do të ketë edhe filma për fëmijë.
Krahas festivalit të Venedikut dhe atij të Kanës, festivali i Locarnos hyn ndër festivaet më të vjetra të filmit në botë.
Aktori i njohur Adrien Brody do të marrë çmimin “Leopard Club Award”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









