Maqedonia
Shkup: Fillon projekti “Programi për mbështetje parlamentare”
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka falënderuar Ambasadën zvicerane dhe NDI-në për mbështetjen e 10-vjeçare që kanë dhënë për Kuvendin e këtij shteti. Në promovimin e “Programi për mbështetjen parlamentare”, Xhaferi ka thënë se bashkëpunimi shumëvjeçar ishte shumë produktiv, transmeton albinfo.ch.
“Në kontekst të kësaj që e thashë, mund të konstatoj se bashkëpunimi ynë me Institutin Nacional Demokratik është në nivel të lartë dhe gjatë gjithë periudhës jemi vërtetuar se bëhet fjalë për një ekip të përbërë prej profesionistëve të vërtetë, të cilët e njohin së afërmi mënyrën funksionimit të Kuvendit, përparësitë, mirëpo edhe dobësitë, potencialin e shfrytëzuar, por edhe potencialin akoma të pashfrytëzuar”, ka thënë ai .
Në fillim të këtij projekti u paraqiten disa instalime, në të cilat janë shënuar qëllimet e bashkëpunimit të deritashëm.
E ambasadorja e Zvicrës, Tehada Suter, deklaroi se në 10 vjetët e ardhshme ky program do të mbështesë përpjekjet e reformës së Kuvendit drejt një roli më të fuqishëm në mbikëqyrjen e ligjeve ekzekutive.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













